Sie sehen derzeit Inhalte für:

Albania / SQ

Standort ändern

Aktueller Standort

Zgjidhjet e qëndrueshme të paketimit

Me MULTIVAC ju përmbushni të gjitha kërkesat për aftësinë e riciklimit dhe pakësimin e konsumit të materialeve të paketimit



Sustainable packaging solutions.


Materialet

Me konceptet e ndryshme për materialet, prodhuesit mund të japin kontributin e tyre për përmbushjen e kërkesave aktuale të tregut për sa i përket zgjidhjeve të qëndrueshme të paketimit.

MULTIVAC PaperBoard

Një qasje premtuese është zhvillimi i koncepteve për paketimet që bazohen në materiale për të cilat ekzistojnë tashmë cikle të mbyllura riciklimi. Një shembull për këtë janë zgjidhjet e paketimit të bazuara te fibrat e letrës, sepse letra pas përdorimit mund të dërgohet sërish për riciklim në qarkun ekzistues të riciklimit të letrës. Edhe kur materiali hidhet në mbeturinat e zakonshme të paketimit dhe jo në ndarjet e letrës, sot në impiantet moderne të riciklimit ajo mund të zbulohet, të klasifikohet dhe të kanalizohet në ciklin përkatës të riciklimit.

Me PaperBoard, MULTIVAC ofron zgjidhje të ndryshme për prodhimin e paketimeve prej materialesh të bazuara në fibrat e letrës. Materialet e paketimit, të cilat janë zhvilluar së bashku me prodhuesit lider të tyre dhe që plotësojnë kërkesat e industrisë ushqimore për sa i përket funksionit pengues dhe mbrojtës, mund të përpunohen në makineritë standarde. Për prodhimin e paketimeve MAP dhe të atyre me mbulesë, portofoli i produkteve përfshin zgjidhje si për makineritë mbyllëse të vasketave, ashtu edhe për makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Për këtë, makineritë e paketimit mund të projektohen në mënyrë individuale sipas kërkesave të veçanta të rendimentit nga klienti.

Kështu në makineritë e mbylljes së vasketave mund të përpunohen ose vasketa me përbërje kartoni, ose me mbështetëse kartoni, të cilat pas përdorimit nga klienti fundor mund të hidhen të ndara. Për prodhimin e paketimeve me bazë fibrat e letrës në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, MULTIVAC ofron tre zgjidhje të ndryshme. Për prodhimin e paketimeve me mbulesë me vakuum mund të përdoret kombinime letre me formë të ndryshueshme, të cilat shiten në gramatura të ndryshme dhe me shtresa të ndryshme funksionesh. Gjithashtu, për paketimet me mbulesë me vakuum mund të përdoren si materiale mbajtëse kombinime kartoni nga bobina. Që të dyja materialet mbajtëse mund të seleksionohen nga konsumatori fundor pas përdorimit prej tij.

Përveç kësaj ne kemi zhvilluar një koncept makinerie për përpunimin e vasketave të kartonit, vetëm prej kartoni, në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Këto plotësohen në pajisjen e stampimit termik me një shtresë izoluese plastike të përshtatshme mbi të cilën mund të ngjitet një film mbështjellës mbulues. Ky koncept mundëson gjithashtu një ndarje të qartë nga konsumatori fundor sipas llojit të materialit të paketimit.



Përdorimi i biopolimereve

Në zhvillimin e paketimeve të qëndrueshme merren në konsideratë si alternativë edhe të ashtuquajturat "biopolimere". Termi "biopolimere" përfshin dy kategori materialesh: nga njëra anë janë polimeret që prodhohen nga lëndë të para të rinovueshme, si p.sh. PLA ose PHA. Këto polimere janë të biodegradueshme. Në anën tjetër të kësaj kategorie materialesh qëndrojnë edhe polimere që mund të prodhohen plotësisht ose pjesërisht nga burime të rinovueshme, por që gjithsesi nuk janë të biodegradueshme, si p.sh. PET ose PE. 

Sipas nivelit të sotëm të njohurive, për prodhimin e paketimeve me formim termik nga biopolimeret prej burimeve të rinovueshme termoplastika PLA shihet në alternativat më të zakonshme. Por fushat e përdorimit për paketimet prej këtij materiali janë të kufizuara për shkak të karakteristikave të kufizuara të tij si barrierë mbrojtëse dhe të rezistencës së ulët në këputje nga goditja. Zakonisht ai përdoret vetëm në sektorin e frutave dhe të perimeve të freskëta. Për një shfrytëzim të plotë të biopolimereve duhet që përveç aspekteve ekonomike, ku përfshihen çmimi dhe disponueshmëria e tyre, të merret në konsideratë edhe mundësia e ripërdorimit të këtyre materialeve në përfundim të ciklit të jetës. Akoma sot nuk është e mundur që të prezantohet një ndarje plotësisht e klasifikuar e këtyre materialeve si rezultat i mungesës së edukimit të konsumatorit dhe i mungesës së sistemeve të përgjithshme. Kjo mund të bëjë që polimeret e biodegradueshme të dërgohen në rrymën e riciklimit të plastikave të zakonshme në vend që të dërgohen në impiantet industriale të kompostimit.

Materialet nga PP ose APET

Një qasje tjetër është zhvillmi i paketimeve që në maksimumin e mundshëm të përbëhen vetëm nga një material, d.m.th. nga monomateriale. Këto paketime mund të dërgohen më pas për riciklim në ciklin përkatës të materialit. Nga pikëpamja e ditëve të sotme, për të proces janë veçanërisht të përshtatshme materialet prej polipropileni (PP) dhe prej polietilen teraftalati amorf (APET).

Megjithatë, në përdorimin e monomaterialeve për paketimin e produkteve ushqimore duhet marrë në konsideratë diferenca në karakteristikat mbrojtëse të tyre, në krahasim me materialet kompozite të përdorura deri më sot, si dhe ndikimet që ato mund të kenë mbi produktin e paketuar. Gjithashtu, si rezultat i eliminimit të shtresave funksionale, si p.sh. i shtresave izoluese, hapësira e përpunimit të materialeve mund të ndryshojë. Kjo bën që projektimi i parametrave të përpunimit duhet të përshtatet patjetër.

PP - Polipropilen

Filmi mbështjellës PP është një material plastik standard që përdoret më së shumti për paketimet. Ky material shquhet për karakteristikat e mira mbrojtëse, rezistencën ndaj nxehtësisë dhe qëndrueshmërinë e tij. Ndër të gjitha materialet plastike standarde, polipropileni (PP) ka dendësinë më të vogël. Për rrjedhojë, paketimet me polipropilen kanë peshë më të vogël krahasuar me materialet e tjera, dhe ky është një aspekt i rëndësishëm në drejtim të qëndrueshmërisë dhe të mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, përpunimi i këtij materiali në makineritë e paketimit me formim termik është më i vështirë se me plastikat e tjera.

APET - Polyethylenterephthalat

Das hochtransparente APET überzeugt ebenfalls durch sehr gute Barrierewerte gegenüber Wasserdampf und auch Gas. Es ist beständig gegen Öle und Fette und kann in Temperaturbereichen zwischen –40 °C und +70 °C verwendet werden. Aktuell werden bereits APET-Trays wie auch andere Monomaterialien für das Verpacken von frischen Produkten anstelle von Verbundmaterialien eingesetzt. Für ein sicheres Packungsergebnis kommen hierbei Deckelfolien mit dünnen Siegelmedien wie zum Beispiel Siegellacke zur Verwendung. 

Dizajni i paketimit

Kursim i materialeve përmes dizajnit të optimizuar.

Në parim, çdo paketim duhet që të përshtatet sa më mirë me produktin përkatës për sa i përket formës dhe madhësisë. Konceptet e ndërrimit të formatit nga MULTIVAC favorizojnë përshtatjen e shpejtë individuale të formateve në madhësinë e paketimit që nevojitet realisht. Në këtë mënyrë shmanget paketimi më i madh sesa nevojitet te produktet e vogla dhe kursehet materiali i ambalazhit.

Nëpërmjet përdorimit të filmave mbështjellës më të hollë në paketimin me formim termik, vëllimi i materialit të paketimit mund të reduktohet ndjeshëm. Për këtë qëllim mund të përdoren materiale, të cilat me gjithë trashësinë e vogël të tyre kanë karakteristika mbrojtëse të krahasueshme dhe në këtë mënyrë garantojnë të njëjtën mbrojtje të produktit si materialet e trasha. Me ndihmën e një dizajni të përshtatshëm të paketimit mund të arrihet e njëjta qëndrueshmëri dhe të njëjtat funksione të paketimit si në përpunimin e materialeve më të trasha. Kjo arrihet me sukses midis të tjerash nëpërmjet përdorimit të brinjëve stabilizuese në faqet anësore të paketimeve, si dhe nëpërmjet dhënies së një forme të përshtatur në cepa dhe në bazamentin e paketimit. 

Një aspekt tjetër lidhet me procesin e formimit gjatë paketimit me formim termik. Përmes përdorimit të proceseve alternative të formimit mund të optimizohet më tej fluksi i materialit në pajisjen e formimit, ku sërish mund të përpunohen materiale të holla për paketimet – pa cenuar mbrojtjen e produkteve. Këtu mund të përdoret për shembull procesi i ashtuquajtur i formimit me stampim ose formimi me plasje. Kështu, në formimin me plasje mund të arrihet një formë më e mirë si rezultat i rritjes së shpejtë të presionit në pajisjen e formimit termik, pasi edhe filmi mbështjellës shpërndahet njëtrajtësisht dhe më shpejt sesa në një sistem formimi standard. Nëpërmjet kombinimit të formimit me plasje me mbështetjen me stampim këto efekte pozitive mund të forcohen akoma më shumë – me të njëjtën cilësi në formim mund të përdoret film mbështjellës deri në 20% më i hollë.

Për prodhimin e paketimeve me mbulesë me vakuum përdoren materiale, të cilët pavarësisht trashësisë së vogël të tyre kanë karakteristika shumë të mira mbrojtëse, dhe për rrjedhojë kontribuojnë në afatin optimal të përdorimit të produktit. Përveç kësaj, në kombinimin e filmit mbështjellës të hollë me bazamentin prej fibrash letre pjesa më e madhe e paketimit mund të riciklohet në rrymën e riciklimit, pasi shtresa izoluese PE të jetë hequr nga bazamenti prej letre.

Nëse merret në konsideratë i ashtuquajturi "paketim me palosje", atëherë ky mund të jetë shumë mirë një alternativë atraktive kundrejt paketimeve të zakonshme prej filmi mbështjellës të fortë me formim termik të përdorura për sallamet e prera në feta ose djathin – me një sasi shumë më të vogël të burimeve të përdorura. Një mundësi tjetër e përshtatshme për pakësimin e materialeve të paketimit është përpunimi i materialeve prej shkume, të cilët si rezultat dendësisë së vogël garantojnë një përdorim shumë më të vogël të plastikës. Kështu, sot disponohen filma mbështjellës APET të shkumëzuar mekanikisht, pesha për njësi sipërfaqeje e të cilëve është sa 25% e filmave mbështjellës kompaktë. 

 

Teknologjitë e përpunimit

Reduktim i materialit të paketimit falë përdorimit të teknologjive inovative të përpunimit.

Reduktimi i mbetjeve të filmit mbështjellës

Në procesin e formimit termik, shiritat anësorë garantojnë një drejtim të saktë të filmit mbështjellës për formim, si dhe të paketimeve të gatshme dhe të mbushura, deri në veçimin e tyre në fund të procesit. Për të siguruar një cilësi të lartë dhe një konsum minimal, duhet që shiritat anësorë të kenë një gjerësi minimale, të cilët në fund, por jo nga rëndësia, garantojnë edhe ruajtjen e seksioneve tërthore të thithjes në pajisjen e ngjitjes dhe si rezultat garantojnë kohë minimale të evakuimit dhe të largimit të ajrit.
Me gjeneratën e re të veglave të punës "X-tools" për makineritë e paketimit me formim termik RX 4.0, shiritat anësorë që nevojiten për drejtimin e filmit mbështjellës për formim termik në procesin e paketimit mund të reduktohen secili nga 19,5 në 15 mm, dhe kjo pa asnjë humbje të rendimentit në procesin e paketimit.


Zvogëlimi i sipërfaqes së filmit mbështjellës

Gjerësia e tegelit të ngjitjes në paketimet me formim termik zakonisht është 5 mm. Përmes zvogëlimit të tij në 3 mm mund të arrihen kursime të konsiderueshme në sipërfaqen e filmit mbështjellës që nevojitet për prodhimin e paketimeve. Për këtë qëllim, pajisjet inovative garantojnë një cilësi maksimale të tegelit të ngjitjes. 

Një zvogëlim i mëtejshëm i gjerësive të anës së ngjitjes në drejtimin e lëvizjes së makinerisë mund të arrihet nëpërmjet përdorimit të njësive të procesit me servomotorë në stacionet e ngjitjes dhe të prerjes.

Për prodhimin e paketimeve me rreze të madhe është i nevojshëm përdorimi i një stampuesi të shiritit. Për këtë arsye, në konfigurimin standard të pajisjeve, midis paketimeve dhe tërthorazi me drejtimin e lëvizjes së makinerisë janë parashikuar ndarje me gjerësi prej 5 mm.

Për zvogëlimin e gjerësisë së ndarjes tërthorazi me drejtimin e lëvizjes së makinerisë mund të përdoret një pajisje prerëse e segmentuar, nëpërmjet së cilës gjerësia e ndarjes mund të zvogëlohet në 3 mm. Optimizimi i mëtejshëm i konsumit të materialeve mund të arrihet nëpërmjet kombinimit të pajisjes prerëse me teknologjitë e përmendura më lart; edhe në këtë rast, investimet e nevojshme kompensohen shumë shpejt në sajë të kursimeve të konsiderueshme në materialin e përdorur.

Për prodhimin e paketimeve me kontur, MULTIVAC ofron pajisje prerëse inovative që garantojnë një prerje pothuajse fare pa mbetje, si p.sh. makina prerëse e formës dhe konturit BAS 20, nëpërmjet së cilës mbetjet që krijohen reduktohen në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu, edhe pajisjet prerëse të kompletuara japin kontributin e tyre, të cilat në prodhimin e paketimeve me kontur përgjysmojnë akoma më tej strukturën ekzistuese të krijuar nga presa.

KONTAKTI

E vetmja gjë që duhet të bësh është të kontaktosh!

Mezi presim të zhvillojmë një zgjidhje që funksionon më mirë për ju. Na kontaktoni dhe së bashku ne do të gjejmë zgjidhjen tuaj më të mirë të përpunimit ose paketimit. Mezi presim të dëgjojmë nga ju!

SHTYP

Lajme, fakte. Sfondi.

Cilat janë zhvillimet aktuale më interesante në botën e përpunimit dhe paketimit? Zhvillimet, prirjet dhe sfidat – të gjitha të bashkuara së bashku për ju. Vazhdo i informuar!

NGJARJE

Datat kryesore - kombëtare dhe ndërkombëtare

A po planifikoni vizita në panairet e ardhshme tregtare të industrisë? Këtu, ju do të gjeni se kur dhe ku ata do të jenë duke ndodhur të gjithë.

PREMTIMI YNË

PREMTIMI I PEAQ - ut SHUMËVAC

Le të arrijmë samitin së bashku! Maksimizoni rendimentin tuaj dhe minimizoni kostot e ciklit tuaj të jetës - me PREMTIMIN TONË PEAQ. PEAQ qëndron për Rendimentin, Efikasitetin, Disponueshmërinë dhe Cilësinë. Zbulo se çfarë ka në të për ty.